E bujshme: Olsi Rama në Itali për armikun e Moxhit

0

Një emër i bujshëm për stolin e Partizanit. Bëhet fjalë për trajnerin e njohur Zdenek Zeman, i cili ka një karrierë të pasur në Itali, duke drejtuar ekipe si Roma e Lacio. për herë të fundit ai ka qenë në krye të Peskarës dhe momentalisht është i lirë.

RTSH Sport raporton se drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, ndodhet në Itali dhe do të takohet me Zeman dhe synohet një marrëveshje me të. Çeku, tashmë 72 vjeç, konsiderohet si alternativa kryesore për të marrë vendin e lënë bosh nga Skënder Gega.

Një lëvizje e tillë padyshim që do të ishte e bujshme. Më interesantja është fakti që te Partizani mendojnë të afrojnë në ekip një personazh që për vite të tëra ka qenë armik me Luçiano Moxhin, i cili provoi të bashkëpunonte me “demat” dhe nuk pati sukses.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.