E bujshme/ Një gjetje brilante e Shqipërisë, Ardian Ismajli do të shkojë në Seria A

Nga Klaudio Ndreca

Ardian Ismajli është gjetja brilante e Shqipërisë për në qendrën e mbrojtjes. Sapo erdhi në Kombëtare, ky mbrojtës do të merrte menjëherë vendin i titullarit. I padiskutueshëm me ndeshjet e zhvilluara, duke na përkëdhelur disi edhe kujtimet e Lorik Canës me sparkatat dhe saktësinë në ndërhyrje.

Ndërkohë në mediat kroate flitet se në verë do të largohet mbrojtësi në fjalë nga Hajduku i Splitit. Në fakt koha e tij në Kroaci ka mbaruar, pasi Ismajli ka qenë thuajse në çdo javë te formacioni ideal. Më tepër se kaq nuk mund të tregohet më në këtë kampionat dhe për këtë arsye do të provojë veten diku tjetër. Po sipas asaj që flitet në Kroaci, trajneri Juric e kërkon me çdo kusht Ismajlin te Verona. Bëhet fjalë për skuadrën që po rezulton një përrallë në Seria A, megjithëse vetë futbollisti shqiptar është duke parë ofertat dhe duke kërkuar edhe për një skuadër më të mirë. /Sport Ekspres/