E bujshme, një 21-vjeçar mposht Xhokoviç

0

Aleksandër Zverev, ky është tenisti më i ri që ka rrëmbyer skenën. 21 vjeç dhe ka mundur në finalen e ATP Finals Novak Xhokoviç, numrin një të tenisit botëror. Rezultati i ndeshjes? 6-4, 6-3.

Për gjermanin ky ishte titulli i parë i rëndësishëm në karrierë, ndërkohë që i ka shkaktuar serbit humbjen e dytë që prej Uimbëlldonit këtë verë. Ajo që po bën i riu nuk është rastësi, pasi kemi të bëjmë me një nga lojtarët më të talentuar që qarkullon për momentin.

Zverev në pak më shumë se 24 orë ka mposhtur Xhokoviç dhe Federer. Zvicerani është idhulli i tij dhe ky trofe pa diskutim që do të mbahet mend gjatë prej gjermanit. As në ëndrrat e tij më të bukura nuk e kishte imagjinuar diçka të tillë.

Xhokoviç u përpoq shumë për të fituar, por hasi në një djalosh me plot energji si Zverev. Duke shfrytëzuar moshën e tij, por edhe motivimin që kishte marrë pasi kish eliminuar Federer, djaloshi i lindur në Hamburg ia doli të fitonte.

Një “hakmarrje e ëmbël”, pasi serbi kish fituar 6-4;6-1 në përballjen e grupeve. Finalja kishte tjetër aromë dhe në fund Zverer arriti të festojë dhe të marrë në duart e tij trofeun.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.