E bujshme, Niang drejt ekipit të Cikalleshit?

 

Francezi i beson Raiolës, në negociata me Evertonin. Por, Bashaksehiri… Karlos Baka pret Marsejën, pasi ka refuzuar Turqinë. Uest Ham mund të rikthehet ta kërkojë, por duhen 20 milionë euro

M’Baje Niang pritet të largohet nga Milani. Sulmuesi francez, sezonin e shkuar, ishte huazuar në Premier tek Uatford dhe tani është rikthyer, pasi  Por e ardhmja e tij duket larg kampionatit italian Serie A. Futbollisti francez është bërë objektiv i dy skuadrave të mëdha turke. Fenerbahçe dhe Istanbul Bashaksehiri janë të gatshme të shpenzojnë për transferimin e tij në Superligën turke. Milani kërkon së paku 15 milionë euro, ndërsa Olimpik Marseja dhe Lion thjesht kanë bërë një sondazh. Por, duke qenë se ai ka kaluar sërish në skuderinë e Mino Raiolës, atëherë mund të hapet mundësia Everton sërish, pasi klubi anglez edhe më parë e ka kërkuar futbollistin. Sakaq, Karlos Baka vazhdon të presë Marsejën, edhe pse francezët dje kanë kontaktuar Selltikun për talentin Dembele. Duke iu kthyer kolumbianit, Milan ka pranuar disa oferta nga Turqia për sulmuesin por ai ka refuzuar. E përditshmja franceze L’Equipe ka bërë me dije se kolumbiani kërkon t’i bashkohet OM. Kuqezinjtë duan të paktën 20 mln euro dhe presin që Uest Ham të rikujtohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *