E bujshme nga Turqia/ Muriqi ndaloi afrimin e Kolarov dhe Fejsa, vetëm se ishin serbë

Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e shumë klubeve të njohura europiane, por duket se Fenerbahçe nuk dëshiron të heqë dorë lehtë prej tij. Ekipi turk beson shumë te sulmuesi shqiptar, të cilin e kërkoi me shumë ngulm gjatë verës. Madje detaje të reja vijnë nga mediat turke, që dëshmojnë qartë se Muriqi përbën një pikë kryesore për projektin e Fenerbahçes.

“Fotospor” ka nxjerrë së fundmi detaje të reja mbi tranferimet e kësaj vere te gjigantët e Turqisë, ku u përfol edhe një kalim i mbrojtësit Kolarov dhe lojtarit tjetër serb, Fejsa, drejt kryeqytetit turk. Shkak i dështimit të këtyre transferimeve ka qenë pikërisht Muriqi.

Ky i fundit ka përjetuar luftën me serbët në Kosovë, gjatë së cilës ka përjetuar ngjarje të vështra në jetën e tij. Kështu, sulmuesi shqiptar vendosi të fliste me drejtuesit e klubit, duke u kërkuar një ambient më të rehatshëm për të punuar, pa praninë e dy lojtarëve serb, që njihen edhe për nacionalizmin e tyre.

Klubi i Fenerbahçes ka pranuar kërkesën e Vedat Muriqit, duke i dhënë fund kështu mundësisë për të sjellë në Turqi lojtarët Kolarov dhe Fejsa. Kjo situatë tregon fare qartë besimin dhe vlerësimin që klubi ka për sulmuesin shqiptar, që është duke ia shpërblyer gjithçka gjigantëve turq me paraqitjet dhe golat e tij./Sport Ekspres/