E bujshme nga Gjermania/ Jurgen Klop hedh vështrimin nga Milot Rashica, ja sa para do të paguajnë

0

Një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania, sa i përket një transferimi të mundshëm të Milot Rashicës. Futbollisti shqiptar po venitet disi në këtë kampionat, pas një paraqitje të dobët të Werder Bremenit, që si objektiv ka të mbijetojë në “Bundesligë”.

Duke u nisur nga raportimi i “Bild”, Jurgen Klop ka hedhur vështrimin drejt Milot Rashicës. Liverpuli po e ndjek me vëmendjen rastin e këtij lojtari, duke tentuar që të marrë në merkaton e verës. Për të mbërritur në këtë pikë, anglezët duhet të paguajnë klauzolën e lirimit te Werder Bremeni. Bëhet fjalë për 38 milionë euro, shifër kjo e cila mund të paguhet lehtësisht nga Liverpuli. Nga ana tjetër, drejtori sportiv i klubit gjerman ka lënë gjithçka të hapur: “Sigurisht që ka interesim të shumë klubeve për Milot Rashicën. Nuk është e sigurt që do të largohet në verë, por nuk mund ta përjashtoj këtë”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.