E bujshme nga Anglia, “The Sun” zbulon destinacionin e ri të Shaqirit

Sulmuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, dhuroi një paraqitje shumë të mirë në Botëror. Lojtari me origjinë shqiptare arriti t’i shënonte dhe Serbisë, por fatkeqësisht u eliminua në fazën e 1/16 nga Suedia. Në një sfidë që ishte pak në hije, megjithatë ai mbetet një lojtar cilësor dhe i kërkuar në merkato.

“The Sun” zbulon tratativën e fundit me Shaqirin dhe mundësinë për të kaluar te Mançester Junajtid. Trajneri Hoze Murinjo e do në ekip dhe është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro për të. Shtatshkurtri është në pronësi të Stoke Sitit, por do të largohet, pasi ekipi i tij ra nga Premier Liga.

Shaqiri u dallua dhe në edicionin që lamë pas, pasi luajti në 36 ndeshje si titullar dhe shënoi 8 gola. Shifra goxha të mira për të, pa harruar faktin se ekipi i tij nuk e ndihmoi shumë duke qenë se nuk kishte nivelin e duhur. Të shohim dhe të presim nëse Shaqiri do të bëhet “djall”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *