E bujshme/ Neuer vuan nga ndjenja e madhështisë, do të largohet nga Bajerni sesa ka “alergji” stolin

Neuer është padyshim një revolucion për botën e futbollit sa i përket portierit. Me shpikjet e tij në kohën më të mirë, tashmë te portierët në elitën e futbollit nuk kërkohet vetëm pritja si pika më e fortë e tyre, por edhe loja me këmbë, për të bërë në disa raste detyrën e mbrojtësit.

Pavarësisht kësaj pjese, Neuer vuan nga ndjenja e madhështisë. Aspak modesti nuk ka ky futbollist, që në rastin e parë që i kërcënohet vendi i titullarit, shpërthen shumë keq. Ashtu siç do të ndodhte pak muaj më parë kur Gjermania po mendonte të aktivizonte Ter Stegen që ishte më në formë.

Por Neuer nëpërmjet Bajernit të Mynihut kërcënoi Gjermaninë se nëse përfundonte si portier i dytë, klubi më i madh gjerman nuk do i dërgonte më lojtarë në Kombëtare. Nuk kalojnë shumë kohë dhe këtë sjellje portieri gjerman e bën ndaj klubit. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Neuer do të largohet nga Bajerni, pasi i duhet që të ndajë vendin e tij me Alexander Nubel që spikati te Shalke 04. Për momentin duket të jetë Juventusi si e ardhmja e tij, por sërish do të ketë vendin e titullarit të padiskutueshëm, ndërsa Buffon dhe Szczesny mbeten shqetësime të vazhdueshme. /Sport Ekspres/