E bujshme: Nejmar akuzohet për përdhunim!

0

Ylli i PSG-së Nejmar akuzohet për përdhunim, nga një femër që e ka denoncuar për një ngjarje të 15 majit.

Denoncimi është regjistruar në Sao Paulo dhe femra akuzuese ka deklaruar se e ka njohur Nejmar në Instagram.

Pasi bisedoi me të, një mik i lojtarit i rregulloi udhëtimin dhe hotelin në Paris.

Sipas UOL Esporte, akuzuesja ka rrëfyer se Nejmar shkoi në hotel rreth orës 20.00 dhe pasi biseduan pak, kaloi te përkëdheljet e me pas e detyroi të kryente seks me dhunë. Sipas femrës ende të paidentifikuar, Nejmar ishte i pirë.

Ditën tjetër femra akuzuese u kthye në Brazil dhe e traumatizuar nuk shkoi menjëherë në polici, por është paraqitur ditët e fundit. Ende asnjë koment nga Nejmar dhe avokatët e tij.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.