E bujshme/ Në një ekip me Gentian Selmanin, sulmuesi më i mirë i Superiores pritet të transferohet

Laçi do e ketë të vështirë që të mbajë sulmuesin Kyrian Nëabueze deri në fundin e sezonit. Një gjetje e goditur kjo e drejtuesve të klubit, për lojtarin që është kthyer një makineri golash në Shqipëri, duke marrë edhe vëmendjen e kampionatëve të tjera jashtë vendit tonë.

Kryesisht në Turqi, atje ku një tjetër pistë ka dalë në orët e fundit. Bëhet fjalë për skuadrën ku gjendet edhe portieri Gentian Selmani. Mediat në këtë vend raportojnë se trajneri i Menemesporit, Cenk Laleci dhe ndihmësi i tij, Orhan Terzi, kanë dërguar rekomandimet e tyre për blerjen e këtij sulmuesi.

Në ditët në vazhdim pritet që të kemi të tjera zhvillime mbi këtë çështje. Ajo që favorizon Menemesporin nga ekipet e tjera në Turqi, është bashkëpunimi i hershëm me Laçin, pasi marrja e Selmanit u qëlloi një “bingo” dhe portieri shqiptar po kërkohet nga skuadra të tjera të njohura. /Sport Ekspres/