E bujshme në Melburn, eliminohet Xhokoviç

0

Novak Djokoviç nuk është ai i zakonshmi dhe kjo kuptohet edhe nga renditja botërore, sepse serbi ka zbritur në vendin e dytë pas një kohe shumë të gjatë.

Tani vjen konfirmimi i radhës për krizën e tenistit të famshëm, sepse 6 herë kampioni i Australian Open është eliminuar bujshëm që në turin e dytë nga Denis Istomin.

Tenisti nga Uzbekistani triumfoi në 5 sete, 7-6, 5-7, 2-6, 7-6, 6-4, pas thuajse 5 orësh lojë.

Një humbje e bujshme edhe për faktin se Xhokoviç nuk eliminohej që në turin e dytë në një turne në Grand Slam që prej vitit 2008, kur në Uimbëldon u eliminua nga Marat Safin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image