E bujshme/ Ndoshta ky është shansi i artë, De Biazi është favorit për të marrë Napolin

Napoli është në një krizë totale në klub, ndërsa po mungojnë jo vetëm rezultatet, por edhe atmosfera në grup. Për ta nisur që nga ajo ndeshje kundër Atalantës ku VAR-i u kthye si protagonist kundër ekipit të Ançelotit.

Gjithçka për t’u harruar, ndërsa ekipi ka dalë hapur në kundërshtim të rregullave të presidentit De Laurentis. Në këtë moment po diskutohet në Itali se trajneri Ançeloti është thuajse i shkarkuar. Por kush do të jetë zëvendësuesi i tij?

Më i preferuari ishte Spaleti, por ka shumë ndërlikime për të arritur deri këtu. Ndërkohë është De Biazi që po përflitet që do të marrë drejtimin e Napolit. Në këto kushte, gjithë ajo pritje e gjatë që nga koha e largimit nga Shqipëria dhe Alaveshi, do t’ia vlente për këtë trajner. /Sport Ekspres/