E bujshme/ Ndodh për herë të parë në këtë Superiore, Armando Cungu merr Laçin

Për herë të parë në këtë kampionat ka ardhur edhe shkarkimi i një trajneri. Bëhet fjalë për Sulejman Starovën, i cili e ka mbyllur marrëveshjen me kurbinasit.

Pavarësisht se u mendua që do të kishte një tjetër shans për Starovën, për t’u parë edhe në përballjen ndaj Tiranës, nuk rezultoi kështu. Jo vetëm që erdhi shkarkimi, por gjendet edhe menjëherë pasuesi. Bëhet fjalë për Armando Cungu që do t’i besohet drejtimi i skuadrës, ndërsa i ka pasur edhe më parë atje ku fitoi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën. /Sport Ekspres/