E bujshme, mund të kthehet Sedorf

0

“Sportmediaset” lëshon bombën: mund të rikthehet në stol Klarens Sedorf. Motivet ekonomike bëjnë që Milani të mendojë për të shkarkuar Inzagin dhe risjellë në pankinën kuqezi ish-trajnerin, holandezin që dikur ka veshur dhe ka fituar me fanelën e “Djallit”. Sedorf vazhdon të paguhet nga Milani, pasi ka edhe dy vjet të tjera kontratë ndaj edhe do të ishte në librin e pagesës. Fakti është se ai është shkarkuar dhe nuk është larguar, ndaj mund të kthehet kuqezi nëse klubi e kërkon sërish. Dhe, sipas burimeve pranë Sedorfit, ai ka dëshirë të kthehet dhe të tregojë se të gjithë janë gabuar duke e paragjykuar dhe se mund ta rikthejë Milanin e madh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image