E bujshme/ Morati do të marrë një klub në Itali, tashmë do ketë tjetër përplasje me Berluskonin

Armiq të vjetër të historisë, me një Milan-Inter, por përballja e vjetër Berluskoni-Morati do të zhvendoset në Serinë B. Gjasat janë të mëdha, ndërsa ish-presidenti i Interit ka një plan që i është zbuluar së fundmi.

Mediat italiane raportojnë se Morati do të marrë Kremonezen, e cila renditet në vendet e fundit të Serisë B, por i ka të gjitha shanset për të mbijetuar. Numri një aktual i kësaj skadre, Giovani Arvedi, është në kërkim të pronarëve të rinjë, ndërsa edhe tifozët e kërkojnë këtë gjë pas zhgënjimeve të shumta.

Morati është duke ndjekur nga afër situatën dhe sipas të gjitha gjasave mund të kemi një zyrtarizim si presidentin e kësaj skuadre. Nga ana tjetër, Monza e Berluskonit ndodhet e shkëputur dhe në vendin e parë të Serisë C, për të rikthyer edhe njëherë përballjen e dikurshme. /Sport Ekspres/