E bujshme, Milani rrezikon shumë vite pa Europë

Milani rrezikon seriozisht që të mbetet jashë kupave të Europës pasi UEFA nuk ka ndër mend të bëjë prapakthehu por do ti shkojë deri në fund çështjes kuqezi dhe sidomos Yonghong Li, i cili ka gjetur sërish 10 mln euro për administrimin dhe menaxhimin e klubit, pra shpenzimet, rrogat e financim.

Sipas asaj që shkruan autoritarja New York Times, praktikisht organi hetues i UEFA-s ka kërkuar 5 vjet përjashtim nga kupat për Milanin, që në dokumentet e paraqitura nga Fasone & co vazhdon të mos zbulojë nga vijnë paratë dhe pasurinë e Mister Li, firmat e te cilit kanë falimentuar të gjitha.

UEFA nuk u beson drejtuesve kuqezi dhe ka frikë se një dritë jeshile do bëhej precedent më pas. Sakaq, te klubi kuqezi po përgatisin dokumentet e reja që do paraqesin te UEFA. Më pas, hapi fundit mbetet CAS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *