E bujshme: Milani pranë Milinkoviç-Saviç, sakrifikohet një talent

0

Milani është në pozita shumë të mira për të arritur një nga objektivat kryesorë sezonalë, që është kualifikimi në Champions League. Pjesëmarrja në kompeticionin më të madh për klube në “kontinentin e vjetër” do të donte me patjetër përforcime ne kampin ”kuq e zi”.

Sergej Milinkoviç-Saviç është lojtari më i dëshiruar dhe në Milano e kanë një ide sesi ta arrijnë. Sipas “cittaceleste.it”, një media afër klubit lacial, pretendohet një shkëmbim me Kutronen. Veç sulmuesit që do të merrte drejtimin për në Romë, kuqezinjtë do të duhet të paguajnë edhe 40 milionë euro për “yllin” serb.

Sulmuesi vlerësohet nga drejtuesit e Milanit rreth 30 milionë euro dhe një lëvizje e tillë do të bënte të lumtur edhe lojtarin e Italisë U21, pasi  do të siguronte më shumë minuta. Lacio nga ana tjetër do të fitonte një shumë të konsiderueshme parash dhe një talent të konfirmuar.

Ndërkohë edhe Bakajoko shihet si një blerje e sigurt në verë. Së bashkë me Saviç do përbënin një dyshe shumë prestigjioze në mesfushën kuqezi. Bertolacit, Montolivos dhe Maurit u skadon kontrata në verë dhe me siguri pritet të largohen duke parë hapësirat e  pakta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.