E bujshme/ Milani kërkon Guardiolën për trajner? Paradoksale, i ofron si sulmues…Kaleb Ekubanin!

Kryefjala e mediave në ditët e sotme ka qenë një tezë e rihedhur se Milani po mendon që në sezonin e ardhshëm të marrë Pep Guardiolën. Një tezë që është diskutuar edhe më parë kjo, megjithëse realisht nëse flasim për situatën aktuale janë ëndrra me sy hapur.

Për t’u kthyer në realitetin e kuqezinjëve e për të kuptuar se për çfarë po kërkohet konkretisht, mjaftojmë të shohim mediat turke. Prej disa orësh ka dalë lajmi se Milani është futur në garë serioze me Lacion dhe Rangersin për të marrë Kaleb Ekubanin.

Kuqezinjtë e shohin si një alternativë të mirë për ta marrë këtë sulmues në skuadër, ndërsa vlera e ish-sulmuesit të Partizanit shkon në 10 milionë euro, sipas asaj që përllogarit Trabzonspori. Padyshim që flasim për një nga lojtarët më të mirë që ka qenë në Superiore dhe vlerat e tij i ka treguar edhe në Turqi.

Por për të folur për paradoksin e mësipërm, a mund të marrë Guardiola një projekt te Milani kur si zgjidhje dhe blerje shihen të tillë futbollistë? Duke parë karrierën dhe mënyrën sesi i ndërton Guardiola makineritë e tij perfekte, as që duhet fantazuar shumë. /Sport Ekspres/