E bujshme! Mbape e thotë hapur, dëshiron të punojë me Guardiolën

0

Guardiola është një nga trajnerët me aftësitë më të mëdha për të rritur profesionalisht futbollistët që ka në dispozicion. Spanjolli është një nga më të mirët e historisë dhe i vetmi për momentin që ka një stil të veçantë loje.

Siç raporton “El Pais” Kilian Mbape dëshiron që në një të ardhme të afërt të transferohet në të njëjtin klub ku është Guardiola. Francezi e admiron shumë teknikun spanjoll dhe mënyrën e të shpjeguarit të futbollit.

Guardiola e kërkoi atë në vitin 2017, por Mbape zgjodhi të qëndrojë në Francë për të luajtur me Parisin. Sa më shumë kalon koha, aq më tepër Kilian e kupton se “Parc de Princes” nuk është “habitati” i duhur për t’u bërë një legjendë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.