E bujshme/ Manchester United jep 13 milionë paund për mbrojtësin e Shqipërisë, do zëvendësojë Maguire

Manchester United është në një urgjencë në mbrojtje, teksa Harry Maguire do të qendrojë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë për shkak të dëmtimit. Kjo ka bërë që “djajtë e kuq” të mos humbasin më kohë dhe të përfitojnë nga kjo periudhë transferimesh për të mbyllur hapësirat në prapavijë. Kështu klubi anglez i ka hedhur sytë drejt Italisë, ku kërkon mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Ky i fundit është vetëm 19 vjeç dhe ka bërë një sezon të shëlqyer në Serie A me Veronën, duke tërhequr edhe interesin e shumë klubeve si Interi, Napoli, Juventusi, Atalanta si dhe Manchester United. Anglezët e kanë shfaqur pëlqimin e tyre për futbollistin kuqezi këtë sezon, ndërsa tashmë vijnë me një ofertë konkrete. Mediat angleze bëjnë me dije se një ofertë prej 13 milionë paundësh do të shkojë në tryezën e Veronës. United kërkon menjëherë zëvendësuesin e Maguirre dhe do të tentojnë që të sjellin Kumbullën që këtë muaj në Premier League, megjithëse klubi italian dëshiron që ta mbajë mbrojtësin shqiptar deri në fund të sezonit për ta lënë më pas të lirë./Sport Ekspres/