E  BUJSHME / Lidhje me mafien kalabreze, dënohet me 2 vite burg kampioni i botës

0

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe kombëtares italiane, Vinçenco Iakuinta është dënuar me dy vite burg pas një gjyqi për përfshirjen e tij aktivitet kriminale te mafies kalabreze “Ndragheta”. Ish-futbollisti ishte pjesë e një gjyqi masim, ku vendimin e gjykatës po e presin 140 persona.

Prokurori i çështjes kërkoi 6 vite burg për Iakuintën, por gjykatësi e dënoi vetëm për akuzën  e armëmbajtjes pa leje. Në dhjetor të 2015-ës në shtëpinë e italianit u gjendën dy armë zjarri të tipit pistoletë. Iakuinta u mundua të shfajësohej duke thënë se armët i kishte marrë për gjueti dhe kishte ndërmend t’i regjistronte në një datë më të vonshme.

                                                               Xhuzepe Iakuinta me të Birin Vinçenco

Babai i Iakuintës, Xhuzepe, e ka pësuar shumë më keq se i biri. Biznesmeni 61-vjeçar është dënuar me 19 vite burg si pjesëtar i organizatës mafioze. I ati i ish-futbollistit të Juventusit është një emër i njohur për agjencitë ligjzbatuese në Kalabri. Juridiksioni i shtetit italian i mundëson Vinçenco Iakuintës të jetë i pafajshëm nëse ai e apelon çështjen, ndërsa babai i tij do të mbahet në paraburgim ose arrest shtëpie pasi mbi të rëndon një akuzë shumë më e rëndë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.