E bujshme/Kosova do t’i japë para Turqisë, kërkon t’i marrë ish kapitenin e Beshiktashit

Përfaqësuesja e Kosovës dëshiron të bëjë pjesë të grupit edhe ish kapitenin e klubit të njohur turk, Beshktash. Bëhet fjalë për Nexhip Uysal, 28-vjeçari që prej kohësh luan me gjigantët e Turqisë, por që kohët e fundit nuk ka gjetur shumë hapësira në ekip.

Ndërkohë nuk është hera e parë që përfaqësuesja e Kosovës vihet pas qendërmbrojtësit Uysal,  pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe më herët, por problem u bënë rregullat e vendosura nga Turqia. Fillimisht Turqia ka vendosur një rregull të pazakontë, ndërsa kërkon para nga çdo Federatë tjetër e Futbollit, që kërkon të marrë lojtarë nga grupmoshat e saj. Së dyti, lojtari duhet të heq dorë nga statusi i futbollistit vendas nëse i bashkohet Kosovës, gjë kjo e cila ia vështirëson shumë punët te Beshiktashi.

Sipas asaj që raporton gazeta “Olle” në Kosovë, menaxheri i lojtarit është interesuar mbi proçedurat për t’u pajisur me pasaprtë kosovare, fakt i cili tregon se për bashkimin e futbollistit me dardanët kanë nisur të hidhen hapa seriozë./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *