E bujshme/ Klubi i Rudi Vatës gjen zgjidhjen e cuditshme, 3 ekipe shkrihen në 1 për të mos falimentuar

Shumë klube po përballen me një krizë të madhe ekonomike, madje disa edhe kanë falimentuar. Në një gjendje të tillë është edhe ekipi Royal Excel Mouscron, pjesë e së cilit është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata. Ky i fundit mban postin e këshilltarit në klubin belg, ndërsa për një ndeshje u ul edhe në stolin e trajnerit, për të zëvendësuar atë aktualin. Por Mouscron duket se e ka zgjidhjen për të shpëtuar falimentin, megjithëse në dukje është e cuditshme.

Një shkrirje me skuadrën KV Kortrijk është zgjidhja e problemeve të tyre. E nëse kjo do të realizohej atëherë do të ishte hera e dytë për ekipin e Vatës, teksa më parë ka zgjedhur po këtë metodë duke u bashkuar në vitin 2010 me Royal Racing Club de Péruëelz. Vetë trajneri i Kortrijk, që është pjesë e elitës në Belgjikë, shprehet se një bashkim i tillë do t’u jepte një ndihmë në aspektin e akadmisë së tyre, që ka një kosto të madhe për klubin dhe qytetin. Por presidenti do të pranonte vetëm nëse nuk do të cënohej identiteti i tyre. “Kurrë nuk ka qenë qëllimi ynë të heqim dotë nga stema, ngjyrat apo stadium ynë. Ne jemi një klub i pasur dhe mund të vazhdojmë edhe vetëm si KV Kortrijk”, ka thënë kreu i klubit belg.

Megjithatë mbetet në dorën e Mouscron nëse do të pranojë kushtet e sipërpërmendura. Në rast se do të arrihet marrëveshja, atëherë do të ishin plot tre ekipe të shkrirë në një, duke marrë parasysh edhe bashkimin e vitit 2010 të bërë nga klubi ku punon edhe Rudi Vata. Ndërkohë një praktikë e tillë është ndjekur edhe nga Lokereni. Këta të fundit shpallën falimentin, por u shkrinë në një ekip të vetëm me skuadrën e ligës së 4-t, Temse. Të dy klubet do të mbajnë një emër të përbashkët dhe fanellat me ngjyrat e Lokeren, ndërsa do të garojnë në kategorinë e 4-t të Belgjikës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *