E bujshme/ Ka të drejtë të luajë për 5 Kombëtare, Kosovar Sadiki zgjedh Shqipërinë: Krenar për gjakun tim

Një mundësi zgjedhje e re vjen për mbrojtjen e Shqipërisë, teksa emrave të tanishëm që ka Kombëtarja, mund t’i shtohet edhe Kosovar Sadiki. Një emër i dëgjuar më parë nga ana e tifozëve, pasi kuqezinjtë e kanë kërkuar edhe më herët.

Por për të ka qenë një situatë e komplikuar, pasi kishte të drejtë të luante për 5 Kombëtare. Si në rastin e Adnan Januzaj, por këtë herë me një fund të lumtur dhe me një djal patriot. I datëlindjes 1998, Sadiki është huazuar nga Hiberniani për në Irlandë, atje ku luan me Finn Harps.

I lindur në Gjermani, gjashtë muaj pas shpërthimit të luftës në Kosovës, Sadiki emigroi në Kanada me familjen e tij në moshë të re dhe e ka përfaqësuar këtë Kombëtare deri në moshën U-23, ndërsa edhe Suedia u shtua si një opsion, përpos Kosovës që rrënjë familjare, me gjyshin që ishte nga Ferizaj.

Por pavarësisht të gjitha këtyre alternativave, futbollistit i rreh zemra vetëm për një Kombëtare: “Kisha një bisedë me trajnerin e Kanadasë tek të rinjtë dhe i thashë që kam zgjedhur Shqipërinë. Tani jam duke kaluar edhe pjesën proceduriale, sa i përket pasaportës. Familja ime dhe unë jemi patriot, jam krenar që jam shqiptar, gjaku i familjes sime është nga Shqipëria. Nuk ka qenë e mundur më parë për shkak të situatës së pasaportës. Kanadaja u kujdes për prindërit dhe gjyshërit e mi. Disi e ndërlikuar, por siç e thashë, zgjodha Shqipërinë.

Unë dua të luaj për Shqipërinë dhe kjo do të varet nga mënyra sesi bëj në finlandez Harps këtë sezon. Nëse bëj ndeshje të mira në këtë nivel dhe në këtë kampionat, do të bëjë një ndryshim të madh. Ndërsa sa i përket trajnerit të Hibernianit, flas me të pas çdo ndeshje”, ka thënë Sadiki, një gjigant i prapavijës që është 1.95 metra. /Sport Ekspres/