E bujshme/ Ka më të mirët e Europës, Mino Raiola do edhe mbrojtësin e Shqipërisë

Mino Raiola është një nga menaxherët sportiv më të njohur në Europë, ndërsa ka në menaxhim futbollistët më të mirë. Këtu përfshijmë emra si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimoviç, Marko Verati, Donaruma, Romagnoli dhe shumë të tjerë.

Ndërkohë ky menaxher që punon gjithmonë me lojtarët e prespektivës, kërkon që të marrë edhe një lojtar të Shqipërisë. Këtu bëhet fjalë për Marash Kumbullën, njeriun më të kërkuar të momentit dhe që e duan të gjithë në Europë.

Gjithçka e ka bërë të qartë Erjon Bogdani për “Procesi Sportiv”: “Është merita e madhe e vetë djalit, pra Marashit, që po arrin në nivele të tilla ku askush nuk e priste. I datëlindjes 2000 dhe është shumë e vërtet që e do Napoli, Juventusi, Milani, Interi apo Manchester United. Menaxherin e tij aktual nuk e njoh, por di të thëm që po e kërkon edhe Mino Raiola”, ka thënë Kumbulla. /Sport Ekspres/