E bujshme/ Juventusi gjen marrëveshje me Barcelonën, 72.5 milionë euro për të veshur lojtarin bardhezi

Fjalët e merkatos duket se tashmë po marrin formë. Arthur Melo me shumë mundësi do të vishet bardhezi sezonin e ardhshëm. “Sky Sports” konfirmon lajmin e fundit se Juventusi ka rënë dakort për të paguar 72.5 milionë euro për të sjellë lojtarin e Barcelonës në Torino. Një mesfushor që ka qenë synimi kryesor i Paratiçit këtë verë, për të përforcual mesfushën e bardhezinjve që këtë sezon po çalon.

Megjithëse lojtari i katalanasve kishte si dëshirë të qendronte në Barcelonë, paratë e ofruara nga Juventusi kanë bindur gjigantët spanjoll të heqin dorë nga futbollisti i tyre. Ndërkohë te Barça pëlqehet shumë edhe Pjaniç, prandaj drejtuesit kanë nisur bisedimet me Juventusin për të përcaktuar vlerën e tij në treg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *