E bujshme, Interi i heq shiritin e kapitenit Ikardit!

Plas tek Interi: Mauro Ikardi nuk është më kapiten i ekipit zikaltër! Vendimi është zyrtar dhe Interi e ka publikuar më një njoftim të shkurtër në Twitter, pa dhënë asnjë shpjegim. Kapiteni i ri është portieri Samir Handanoviç.

Duket se zvarritjet për rinovimin e kontratës dhe ngacmimet pa fund nga Wanda Nara kanë irrituar drejtuesit e Interit, që tashmë marrin një vendim të bujshëm, që shton ndjeshëm tensionin dhe do të ngjallë debate të mëdha.

Me shumë gjasa pas këtij vendimi fshihet ndonjë lëvizje merkatoje në verë, sepse ka kohë që Ikardi është në shënjestrën e Real Madridit dhe klubeve angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *