E bujshme/ Idrizi i çudit të gjithë: Do të marrim dy ish-lojtarë të Milanit, Flamurtari nuk falimenton

Flamurtari është në një nga gjendjet më të vështira të viteve të fundit, ndërsa ndodhet në vendin e fundit të Superiores dhe pa marrë ende fitoren e parë. Ndodhemi në muajin janar e sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, mbërriti edhe vendimi nga FIFA për të bllokuar merkaton e vlonjatëve.

Gjithsesi një panoramë krejtësisht tjetër vjen nga administrator i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Në prononcimin e shkurtër që ka dhënë për “Supersport”, jo vetëm që nuk flet për falimentimin e skuadrës, por palajmëron edhe dy afrime të bujshme që dikur kanë qenë pjesë e Milanit.

“Falimentimi nuk ekziston si çështje te Flamurtari. Më ka pyetur edhe dikush dje: “Mos do ishte më mirë që të shpallej falimentimi? Sigurisht që jo, ne nuk kemi për të mbërritur deri aty. Duhet me patjetër që të bëhet ligji i sportit. Gjithashtu duhet të grumbullohemi të gjithë bashkë me klubet e tjera të Superiores, për të kuptuar se ku jemi dhe për të mos vazhduar lojën e kungulleshkave. Mund të them që do të vijnë dy ish-lojtarë të Milanit”, ka thënë Idrizi. /Sport Ekspres/