E bujshme, Ibra mund të kthehet te Milani!

Disa dashuri nuk vdesin kurrë! Zllatan Ibrahimoviç nuk e ka fshehur kurrë që te Milani ka përjetuar një ndër periudhat më të bukura në karrierë, pasi ishte klubi kuqezi që e ktheu në Itali pas eksperiencës së hidhur te Barcelona dhe e bëri një lider të madh te skuadra kuqezi.

Largimi për te PSG u krye për arsye financiare dhe që atëherë Milani është penduar rëndë, por Ibrahimoviç nuk i mban mëri.

Sot Corriere della Sera del me një lajm të bujshëm, sepse raporton se drejtuesit e Milanit po bisedojnë me yllin suedez, për ta kthyer në Milano.

Mungesa e Higuain në pak ndeshje evidentoi problemet sulmuese të një skuadre që ka vetëm argjentinasin dhe Kutronen në sulm. Për këtë arsye, Leonardo e Maldini po kërkojnë një zgjidhje emergjence dhe me eksperiencën që ka Ibrahimoviç do ishte perfekt.

Sulmuesi 37-vjeçar ka kontratë edhe për një vit më LA Galaksi, por për Milanin mund ta prishë, sepse i ofrohet kontratë 6-mujore, prej janarit. Nuk do ishte titullar, por do ishte njeriu perfekt për të kompletuar sulmin, si dhe do të vlente shumë mediatikisht, përveçse do të mbushte stadiumin, ndaj Gatuzo e pret krahëhapur, tashmë jo më për të luajtur bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *