E bujshme/ Flamurtari kërkon zgjidhjen nga Partizani, të kuqtë gati të huazojnë Cardoson

Lojtari brazilian Lucas Cardoso është rikthyer nga huazimi 6 mujor në IPKO Superliga, ku luajti pjesën e parë të sezonit me skuadrën e Dritës. Kartonin e futbollistit e kanë kampionët në fuqi të Shqipërisë, Partizani, të cilët me sa duket do të zbatojnë edhe një herë të njëjtën formulë për të.

Sipas “Fansat e futbollit shqiptar”, Partizani do të dërgojë Cardoson në një tjetër huazim 6-mujor në mënyrë që ky i fundit të grumbullojë akoma më shumë minuta në këmbët e tij. Interes për sulmuesin brazilian ka nga Maqedonia e Veriut si dhe nga ekipi i Flamurtarit, që momentalisht po mban vendin e fundit në renditje dhe një përforcim në sulm mund t’i ndihmojë në luftën për mbijetesë në pjesën e mbetur të sezonit./Sport Ekspres/