E bujshme/ E thotë figura e njohur në Francë, kërkon të mos luhet me Turqinë

UEFA ka marrë një mbikqyrje lojtarë turq pas atij festimi teksa arritën t’i shënonin Shqipërisë. Me përshëndetjen ushtarake, treguan gjithë mbështetjen për vazhdimin e luftës nga ana e Erdogan ndaj kurdëve në Turqi.

Mesazhe të tilla janë skandaloze në vetvete, pa iu futur shumë drejtësisë së kauzës. Kundër këtij vendi nuk janë vetëm në aspektin politik për vendimin e marrë, sa i përket luftës kundër kurdëve, por edhe për futbollin.

Figura e njohura e politikë franceze, Jean-Christophe Lagarde, ka hedhur hipotezën që ndaj Turqisë të mos luhet fare takimi, pasi nuk mund të mirëpres ata që përshëndesin maksakrat.

“Me këtë përshëndetje ushtarake, skuadra turke e futbollit për fat të keq ka thyer kufirin që duhet të ndajë sportin nga politika. Ne nuk mund të mirëpresim nesër në Stade de France ata që përshëndesin masakrën e aleatëve tanë kurdë”. /Sport Ekspres/