E bujshme/ E detyrojnë edhe rregullat e UEFA-S, Milani mund t’i jap “yllin turk” Interit

Interi po vazhdon të punojë me merkaton e janarit në Itali, teksa mbetet ende në pritje të një përgjigje nga Giroud dhe Eriksen. Por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, një tjetër pistë hapet për këtë skuadër.

Këtë herë për të gjetur një lojtajr që ndodhet shumë afër tyre, në Milano. Bëhet fjalë për Calhanoglu, yllin turk të Milanit, që po i zhgënjen tifozët kuqezinjë për performancat deri tani. Nga ana tjetër blerja e Ibrahimoviç rrezikon pabarazi të reja buxheta që mund të sjellin saksione të tjera sa i përket Fair Play Financiar nga UEFA.

Për këtë arsye Milani duhet të bëj 1-2 shitje deri në përfundimin e merkatos të janarit. Zikaltërit janë duke e monituar situatën për të tentuar Calhanoglu, ndërsa në orët e ardhshme mund të kemi edhe zhvillime të bujshme. /Sport Ekspres/