E bujshme, Dortmundi mendon për Abrashin!

Armir Abrashi në planet e Dortmundit? “Bild” i është referuar “Telegrafit” duke shkruar se mesfushori i kombëtares së Shqipërisë shihet si një lojtar që mund të pasurojë stolin te verdhezinjtë, duke qenë se i duhet një mesfushor shkatërrues dhe me tiparet e tij. “Telegrafi” publikoi këtë lajm, duke bërë me dije se për momentin flitet vetëm për një sondazh të Dortmundit për lojtarin që aktivizohet me Frajburgun dhe që do të luajë në kupat e Europës me këtë skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *