E bujshme: Çfarë trajektoreje, nga Superiorja te… Barcelona

Një nga lojtarët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Superiore është padiskutim Merveil Ndokyt, i cili me fanellën e Tiranës ka bërë shumë paraqitje pozitive. Ndeshjet e tij të mira me bardheblutë i siguruan një kalim në Spanjë, ku nënshkroi me ekipin e Getafes.

Pas disa ndeshjeve të mira me ekipin spanjoll, Ndokyt ka bërë një tjetër hap të madh, pasi ka nënshkruar me skuadrën B të Barcelonës. 20-vjeçari është zyrtarizuar sot te klubit katalanas, me formulën e huazim me të drejtë blerje. Klubi i Getafes ka njoftuar në faqen e saj zyrtare largimin e Merveil Ndokyt drejt Barcelonës, padiskutim një hap shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm në karrierën e “ish”-it të Tiranës.

Kongolezi i është bashkuar ekipit B të Barcelonës me anë të një marrëveshje huazimi 6-mujore me të drejt blerje në fund të sezonit. Transferimi u krye nga agjesia e menaxhimit “SPORTBACK” pjesë e secilës është dhe agjenti shqiptar David Mema.

Marveille Ndockyt me fanellën e Barcelonës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *