E bujshme, Barcelona hidhet sërish në sulm për Grizman

Antuan Grizman ishte një ndër objektivat kryesor të merkatos së Barcelonës në merkaton e verës së vitit që lamë pas.

Klubi katalanas ishte gati për të paguar klauzolën prej 90 milionë eurosh, por ishte vetë lojtari që “hodhi në erë” planin e kampionëve të Spanjës duke refuzuar transferimin. Madje këtë e bëri në një mënyrë të padëgjuar më parë, duke përgatitur një dokumentar enkas për këtë çështje.

Kur dukej se palëve nuk mund të kishte më mundësi pajtimi, një lajm befasues vjen nga Franca. Sipas revistës prestigjioze “L’Equipe” në orët e fundit drejtuesit e Barcelonë i kanë dorëzuar 27-vjeçarit një ofertë “faranike”.

Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare prej secilës Grizman do të paguhet 16 milionë euro (neto) në sezon. Në ditët në vazhdim do të fillojnë edhe bisedimet ndërmjet drejtuesve të klubeve për të parë nëse ky transferim mund të kryhet me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *