E bujshme | Bajerni në bisedime për goleadorin shqiptar

Sulmuesi i Shtutgartit, Leon Dajaku, është pranë kalimit te Bajerni i Mynihut. Lajmi bëhet i ditur nga media e njohur gjermane “kicker”. 18-vjeçari me origjinë shqiptare është një ndër talentet më premtues të akademisë së Shtutgartit, çka ka tërhequr interesin e kampionëve të Gjermanisë.

Dajaku debutoi sezonin e kaluar në Bundesligë me Shtutgartin kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa te grupmoshat ishte lojtari me më shumë gola i një ekipi që shkoi deri në finalen e Bundesligës U19 ku u mundën nga Borusia Dortmund.

Palët janë ende në bisedime dhe për momentin akoma nuk është arritur diçka konkrete. Nëse Dajaku kalon te kampionët e Gjermanisë, do i duhet të marrë minuta me ekipin B, që këtë sezon militon në “Bundesliga.3”.

Dajaku aktivizohet me kombëtaret e grupmoshave të Gjermanisë, por i riu shqiptar i plotëson të gjitha kushtet që në të ardhmen të veshë fanellën e Kosovës ose Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *