E bujshme | Arrihet akordi, Marselo kontratë 4-vjeçare me ekipin e ri

Marselo ka qenë një ndër lojtarët kyç të Realit të Madridit në triumfet, që ekipi madrilen ka arritur vitet e fundit. Largimi i Kristiano Ronaldos, por mbi të gjitha ai i Zinedin Zidan, kanë bërë që braziliani të kthehet në një lojtar stoli, sidomos pas ardhjes së Solarit.

Trajneri aktual i “Los Blancos”, aktivizon në krahun e majtë Regijon, me Marselon që ka parë thuajse çdo ndeshje nga stoli. Tashmë, me situatën e krijuar, largimi i 30-vjeçarit duket diçka e paevitueshme dhe destinacioni i radhës është bërë i ditur me kohë, pikërisht Juventusi.

Së fundmi, siç raportohet dhe nga mediat më të mëdha në Spanjë e Itali, duket se Marselo dhe klubi bardhezi kanë gjetur akordin mes tyre, për një kontratë 4-vjeçare. Transferimi do të kryhet në fund të këtij sezoni dhe braziliani do të shndërrohet në një ndër më të paguarit në ekip, me 12 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *