E bujshme/ Arrestohen 8 tifozë çekë, dështon ngritja e dronit: Kosova është Serbi!

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë, që zhvillohet nesër në orën 15:00 për kualifikueset e Europianit, një surprizë e pakëndshme vjen nga miqtë. Sipas asaj që raporton “Indeksionline”, policia e Kosovës ka arrestuar 8 tifozë çekë në Ferizaj për surprizën e pakëndshëm që po përgatisnin këta të fundit.

Me të njëjtën ide si Ballist Morina në Beograd, një dron ishte projektuar për t’u ngritur me mbishkrimin: “Kosova është Serbi”. Fatmirësisht plani ka dështuar dhe gjithçka është kapur në kohë, por policia mbetet e vëmendshme edhe ndaj tentativave të tjera që do të vijnë nga miqtë, pasi atje ndodhen edhe shtetas serbë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *