E BUJSHME/ “200 mijë euro portierit kundërshtar”, Porto akuzohet për korrupsion!

E bujshme në Portugali: Porto akuzohet për korrupsion. Sipas asaj që shkruan “A Bola”, denoncimi anonim, i prezantuar në Prokurorinë Geral da Republica, Departamenti Qendror i Hetimit Penal, me numër 870/18, akuzon klubin luzitan se ka tentuar të korruptojë Amir Abedzadeh, portierin e Maritimos.

Risultati immagini per amir abedzadeh maritimo

Në veçanti, denoncimi që e përditshmja portugeze sjell në versionin integral, pohon se Zadeh është kontaktuar javën e shkuar dhe i është propozuar 200 mijë euro për të favorizuar Porton ndeshjen tjetër të kampionatit, të dielën në orën 19:00, më 29 prill. Pas refuzimit të tij, Porto ka bërë presion që të luante Çarls, agjenti i të cilit është më pranë klubit të “dragonjve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *