E bija e presidentit të futbollit ukrainas luan me trofeun e Champions League, skandalizohen rusët

Një foto e të bijës së Andrej Pavelkos, president i Federatës Ukrainase të Futbollit dhe njëkohësisht deputet i parlamentit ukrainas, ka bërë të skandalizohen mediat ruse.

Më 26 maj do të luhet finalja e Champions League në Kiev dhe trofeu është që tani atje, ndërsa vajza 5-vjeçare e Pavelkos ka e rifituar për të bërë foto dhe për të luajtur.

Natyrisht, Ukraina e Rusia janë armiq prej kohësh dhe i kanë shkuar pranë luftës frontale, ndaj edhe gazetat ruse janë tërbuar, duke evidentuar faktin që familja Pavelkos luan me trofeun, edhe pse me rregulloren e UEFA-s është detyrim prania e një zyrtari për ta ruajtur në çdo moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *