E besoni apo jo? COVID-19 po falimenton katër ekipe të Bundesligës, në Gjermani do shkrihen që në maj

Që në momentin kur COVID-19 po hynte në Angli, falë mediave në këtë vend, kemi raportuar se disa ekipe atje do të shkrihen dhe rrezikojnë falimentimin. Asokohe u duk e largët dhe një skenar i paimagjinueshëm, por tashmë është mëse real.

Ndërkohë këtë herë është prestigjozja gjermane, “Kicker”, e cila shkruan se janë 13 ekipe në futbollin gjerman në prag të falimentimit. Emrat e tyre nuk bëhen ende publik, por thuhet se 4 prej tyre janë nga elita, pra nga “Bundesliga”. Ndërkohë 9 të tjerat janë nga kategoritë më të ulëta.

Nga këto, shtatë skuadra të Bundesligës 2 janë në gjendje vërtet shumë kritike dhe në rastin e mungesës së mbështetjes së fortë mund të shpallin falimentimin që në muajin maj. Ndërsa skuadrat e tjera mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe për ca kohë, por në qershor mund të humbasin likuiditetin. E për ta krahasuar më pas me Shqipërinë, ku shteti braktisi përfundimisht mbështetjen për sportin, nuk duhet shumë llogjikë për të kuptuar se deri ku mund të mbërrihet. /Sport Ekspres/