E bëri qëllimisht/ Menaxheri i Hysajt qesharak, solli te Napoli lojtarin që e lë shkodranin në stol

0

Transferimi i Elseid Hysaj ishte një temë që filloi pa nisur ende merkato e verës e zgjati deri në orët e fundit të saj. Shumë ekipe u lidhën me emrin e shkodranit gjatë kësaj kohe, por në fund gjithçka ndodhi ishte shumë zhurmë për asgjë, pasi lojtari mbetet ende në Napoli. Mbrojtësi e humbi vendin e titullarit që në sezonin e shkuar, ndërsa tashmë duket se ka humbur dhe atë të zëvendësuesit, sepe Ançeloti e sheh si një alternativë të tretë.

Për këtë të fundit mendoi vetë menaxheri i  Hysajt, Xhuifredi, me transferimin te napoletanët të lojtarit tjetër që ai ka në menaxhim, Di Lorenzo. Menaxheri vazhdon me deklarata deri diku qesharake, ku së fundmi ka deklaruar se kalimi i Di Lorenzo erdhi qëllimisht prej tij, në mënyrë që të nxiste largimin e mbrojtësit shqiptar. Tashmë të dy klientët e tij janë pjesë e të njëjtit ekip, e si për të mos mjaftuar kjo konkurojnë drejtpërdrejt për të njëjtin pozicion në fushë, atë të mbrojtësit të djathtë. Ançeloti nuk ka asnjë diskutim në këtë drejtim, pasi Di Lorenzo është favoriti kryesor.

“Qëllimi im ishte ta largoja(Hysajn), e tentova këtë gjë nga minuta e parë deri në atë të fundit. Fatkeqësisht, kushtet e duhura nuk u krijuan kurrë. Ekzistuan mundësitë, por nuk u materializuan. Ta lija atë te Napoli nuk ishte vullneti im, unë gjithashtu solla Di Lorenzon për të favorizuar largimin e tij. Asnjëherë nuk do i vendosja lojtarët e mi në të njëjtin rol. Hysaj ka një kontratë derin në qershor 2021, ai do e respektojë atë dhe do të jetë në dispozicion të Ançelotit”, ka thënë Xhuifredi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.