E ardhmja te Partizani, Trashi ua thotë troç drejtuesve

Lorenc Trashi vitin e shkuar u shpall lojtari më i mirë në Superiore, ndërkohë që më pas fitoi edhe titullin kampion me Partizanin. Mbrojtësi i majtë u bë edhe pjesë e kombëtares dhe të gjitha këto kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja.

Bullgarët e Ludogorets e tentuan, por të kuqtë nuk u kënaqën nga oferta. Trashi udhëtoi me ekipin në Slloveni dhe po mendon për ndeshjet me Karabakun. Gjithsesi ai ua ka lëshuar një mesazh të qartë drejtuesve sa i takon të ardhmes.

“Ji i durueshëm edhe për një vit dhe prano çdo vendim”, shkruan Trashi, i cili motivon veten përpara nisjes së sezonit të ri. Duket qartë që mbrojtësi i krahut të majtë nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën dhe të kuqtë verën e ardhshme do të detyrohen ta humbasin me parametra zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *