E ardhmja Pushkash, Interi refuzon 8 milionë euro

Interi ka marrë dy oferta prej 8 milionë eurosh për sulmuesin e tyre, Xhorxh Pushkash, sipas “InterNews”. 23-vjeçari është përfshirë në skuadrën e Antonio Kontes për fazën përgatitore në Azi dhe fluturoi në Singapor me ekipin e parë sot.

Pushkash ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Interin dhe mund të zgjasë kontratën e tij për të qëndruar në klub këtë sezon, por një shitje duket shumë më e mundshme. Fiorentina dhe Torino janë ekipet e interesuara në Serie A, ndërsa CSKA Moska dhe Hamburg janë skuadrat e interesuara nga jashtë Italisë.

Sulmuesi ishte shumë i rëndësishëm për Palermon sezonin e shkuar, duke shënuar nëntë gola në Serie B. Megjithatë, Palermo falimentoi këtë verë dhe u detyrua të mos e aktivizojë të drejtën për të blerë sulmuesin rumun. Mbetet për t’u parë se cilën nga këto skuadra do të zgjedhë Pushkash për të vazhduar karrierën, por mësohet se Interi ka refuzuar dy ofertat nga 8 milionë euro që ka marrë për shërbimet e 23-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *