E ardhmja pas futbollit, Kukeli i ka idetë e qarta

0

Burim Kukeli vendosi të vazhdojë futbollin profesionist në Zvicër duke firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e ligës së dytë SC Kriens. Megjithatë, 35-vjeçari është i vetëdijshëm që së shpejti duhet të mendojë të ardhmen pasi të varë këpucët në gozhdë.

Në një intervistë për “zentralplus.ch”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare zbuloi se po punon me kohë të pjesshme si trajner në një akademi fëmijësh në Zvicër, ndërsa në të ardhmen afërt do të ketë në duart e tij certifikatën UEFA B.

Gjatë intervistës Kukeli foli dhe për përvojën e re me Kriensin: “Dua të jap më të mirën dhe të nxis konkurrencën në ekip. Besoj se skuadra ka nivelin e duhur për të qenë e barabartë me ekipet e tjera. Tani ndihem mirë, megjithëse viti i kaluar nuk ishte aspak i lehtë. Pësova dy dëmtime të rënda gjatë  vitit tim të fundit te Sioni. Gjithsesi, nuk mund të kërkoj më shumë, jam shumë krenar për ato që kam arritur në futboll”, tha Kukeli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.