E ardhmja në udhëkryq, Tite “e shmang”: Mendjen e kam të nxehtë tani!

Brazili i tij ka humbur dhe është eliminuar nga Kupa e Botës. Mërzia në fytyrën e Tites është e qartë, teksa pas ndeshjes, ai shpreh: “Mendoj se ishte një ndeshje e madhe dhe bëmë më të mirën tonë. Shumë qarkullim dhe mbajtje topi, por Belgjika ishte më efikase në sulm dhe na goditi. Gjithashtu, Kurtua bëri diferencën me disa pritje fantastike”.

Sakaq, ai foli edhe për bukurinë dhe estetikën e ndeshjes: “Pamë një ndeshje teknikisht fantastike me dy skuadra që luajtën hapur. Nëse të pëlqen futbolli, atëherë do të kishte qenë mëkat të humbje një takim si ky i sotmi… Nëse je neutral, pra tifoz i asnjërës, atëherë e ke shijuar në maksimum”.

E ardhmja? “Nuk dua të flas për këtë temë tani. Do të vijë koha. Pas dy javësh, kur të kem mendjen më të zbrazët dhe të jem ftohur, do të bisedoj me federatën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *