E ardhmja e Valverdes, Bartomeu merr vendimin përfundimtar

Eleminimi i pabesueshëm nga UEFA Champions League, padyshim i lëkundi shumë pozitat e Ernesto Valverdes në krye të Barcelonën, pasi është viti i dytë radhazi që katalanasve i ndodh diçka e tillë.

Fillimisht, u spekulua shumë se trajneri do të lagohej sapo të mbyllej sezoni, por presidenti Bartomeu ka folur ditën e sotme për mediat spanjolle, ku ka treguar haptazi qëndrimin dhe vendimin e tij për sa i përket kësaj çështjeje.

“Planet për sezonin e ardhshëm janë bërë prej kohësh. Valverdes i është bërë me dije që ka mbështetjen e të gjithëve. Është trajneri që duam dhe projekti me të është afatgjatë. Ka një kontratë dhe jemi shumë të lumtur me të.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *