E ardhmja e “spiunit” Bielsa një mister, ja si përgjigjet argjentinasi

Marselo Bielsa është një nga trajnerët me personalitetin më të veçantë. 63-vjeçari njihet për karizmën e tij, por edhe për autoritetin e lartë që ushtron kundrejt lojtarëve. Argjentinasi në karrierën e tij ka drejtusr ekipe si Marseja, Bilbao, Lacio, por edhe kombëtaren e vendit të tij dhe ajo e Kilit. Aventurën më të suksesshme e ka kaluar me baskët e Bilbaos, ku ka arritur deri në finale të Europa League.

Aktualisht drejton Lids Junajtid. Latini mbrëmë humbi betejën me Frank Lampard. Lidsi u mund nga Derbi i drejtuar nga ish-mesfushori anglez dhe arriti të dalë në finale të “Play-off” për një vend në Premier Ligën e vitit të ardhshëm. Bielsa pas finales është pyetur rreth të ardhmes së tij. Është i gatshëm të vazhdojë pavarësisht dështimit.

“Siç mund ta imagjinoni, nuk është momenti për të folur për këtë. Gjithsesi ka një proçes bisedimesh dhe ju e dini këtë gjë. Për këtë po flas. Nëse klubi më ofron të vazhdoj unë do ta dëgjoj kërkesën e tyre”, deklaroi Bielsa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *