E ardhmja e Sadikut e paqartë, sulmuesi kuqezi mes dy skuadrave

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku po kalon një sezon shumë të vështirë në Spanjë me skuadrën e Levantes, skuadër me të cilën nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare për shkak dëmtimi.

Bomberi kuqezi u dëmtua që në fillim të sezonit, në një miqësore të fituar 3-1 përballë Herenvenit. Ai dëmtim i gjatë bëri që gjysma e parë e sezonit të humbej nga Sadiku, i cili tashmë nuk e ka të qartë as se ku do ta vazhdojë karrierën.

Ofertat për të nuk mungojnë, me Luganon që është në “pole” për shërbimet e tij. Por me zhvillimet e fundit, ka dalë një problem në këtë transferim.

Sipas mediave zvicerane, skuadra e Luganos e ka plotësuar numrin e lojtarëve të lejuar gjatë një sezoni dhe ardhja e Sadikut mund të realizohet vetëm nëse ka ndonjë largim gjatë kësaj merkatoje, ose ka ndonjë dëmtim afatgjatë te lojtarët e grupit.

Ende një mister e ardhmja e Sadikut, të cilit i duhet të gjejë skuadër sa më parë, në mënyrë që të rikthehet në formën e duhur dhe të lërë pas atë dëmtim shumë të vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *