E ardhmja e Ronaldos? Pirlo jep mendimin e tij

0

Juventusi është e tashmja dhe e ardhmja e afërt e për Kristiano Ronaldon. Portugezi ka edhe dy vite të tjera në kontratën me bardhezinjtë, por pas kësaj kohe nuk mund të themi se ka ardhur fundi i karrierës. 34-vjeçari ka treguar se është një “bishë” e vërtetë dhe është shumë vështirë të parashikosh fundin e tij në fushën e blertë.

Andrea Pirlo e ka një mendim. Regjisori mendon se pas Juves, Kristiano do të largohet nga Evropa. Kampionati amerikan do të ishte një destinacion i mirë për të, sipas Pirlos. Italiani shprehet se ka qenë i befasuar nga lëvizja e portugezit në Itali.

“Nuk e di se ku mund të përfundojë. Ai ka edhe dy apo tre vitë në kontratë me Juventusin. Pas kësaj Amerika mund të ishte një destinacion i mirë. Kur u bashkua me Juventusin isha shumë i befasuar. Të blesh një lojtar si Ronaldo është tepër e vështirë, por ata ja arritën. Kristiano e përmirëson kampionatin italian. Ai mund të jetë një shtysë që yje të tjerë të mëdhenj të zbarkojnë në Itali”, deklaroi Pirlo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.